Mbrëmjen e sotme është regjistruar një aksident i rëndë në Greqi ku mbetën të vdekur 5 shqiptarë.
Në vendngjarje ka shkuar forca zjarrfikëse e cila ka nxjerrë pesë personat që humbën jetën.
Drejtuesi i kamionit është dërguar për masa paraprake në spitalin e Edessë.
Mediat greke kanë publikuar foto të aksidenti tragjik në Edessa ku humbën jetën pesë shqiptarë ndërsa mësohet se viktimat janë të rinj. Nuk është specifikuar mosha saktësisht ose të dhëna rreth tyre por pritet që në orët në vijim të dalin detaje të reja.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.