Seksioni i antidrogës në Policinë e Korçës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme, shtetasin Emiljano Selima, në afërsi të banesës së tij, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur 16 doza heroinë.
Sipas burimeve, bëhet me dije se hetimi ka nisur rreth 1 muaj më parë pas indicieve të policisë, ndërsa arrestimi u finalizua ditën e djeshme.
35-vjeçari e shiste lëndën narkotike në lagjen 6 të qytetit. I arrestuari është i njohur për policinë pasi ka qenë i arrestuar më parë për vepra të ndryshme penale dhe është me precedentë penalë.