Një automjet “BMW” me drejtuesin me inicialet M. K., është përplasur me një motor me drejtues 56-vjeçarin me inicialet M. Z., mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Dvoran.
56-vjeçari, drejtues i motorit, ka marrë dëmtime të shumta si pasojë e përplasjes dhe është transportua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.