Pasditen e djeshme u regjistrua një zjarr në Peshtan të Fierit. Për shkak të përhapjes së shpejtësi zjarrfikëset nuk e kontrolluan dot situatën dhe u desh ndërhyrja e helikopterëve për të vënë situatën në kontroll.
Ndërkohë policia ka njoftuar sot se ka arrestuar një 28-vjeçar pasi mendohet se ka ndezur zjarr për hapjen e kullotave ku si pasojë u dogj një sipërfaqe e madhe pyjore, identifikohet.
28-vjeçari me inicialet K. Z. akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe mjedisit pyjor”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.