Policia ka arrestuar 43-vjeçarin me inicialet S. K., banues në Shijak, të shpallur në kërkim që nga një operacion në muajin janar ku u arrestua i vëllai 46-vjeç me inicialet F. K., pasi ata kanë kultivuar bimët narkotike dhe posedonin një arsenal armësh që u gjet i fshehur.
43-vjeçari ishte me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtes pa leje.
Kujtojmë se gjatë operacionit të janarit, në një ambient me mur të dyfishtë, u gjet i fshehur një arsenal armësh, i përbërë nga 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik shars, granata dore, një hark luftarak, një jelek antiplumb, një palë dylbi dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Durrësit, për veprime të mëtejshme.