Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Mësohet se një furgon mallrash është aksidentuar në autostradë. Për shkak të aksidentit është vështirësuar lëvizjen e mjeteve duke shkaktuar trafik.
Nuk dihet nëse ka të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e aksidentit.
© SYRI.net