-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Djali i Biden deklaron pafajësinë për mospagim taksash

Kryesoret

Djali i presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, deklaroi pafajësinë për akuzat për mospagim taksash, pasi një gjykatëse federale në Dellauer tha se i nevojitej më shumë kohë për të shqyrtuar një marrëveshje të tij me prokurorët federalë, për të shmangur akuzat për armëmbajtje të paligjshme.

Ky ndryshim befasues qëndrimi, erdhi pasi ajo që pritej të ishte një seancë rutinë për pranimin e fajësisë u shndërrua në një çështje që zgjati tre ore, mes negociatave nën zë ndërmjet avokatëve dhe pyetjeve të mprehta të gjykatëses Maryellen Noreika.

Rrjeti CNN njoftoi se marrëveshja u refuzua për shkak të vazhdimit të hetimeve për shkelje të mundshme të Ligjit për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj (FARA). Hunter Biden akuzohet se në vitet 2017 dhe 2018 nuk ka paguar rreth 100 mijë dollarë taksa, për të ardhurat e tij prej më shumë se 1.5 milionë dollarësh.

Po ashtu, ai akuzohet se në tetor 2018, mbajti për 11 ditë një pistoletë pavarësisht se e dinte se ishte përdorues droge. Vetë ai e ka pranuar varësinë ndaj drogës pas vdekjes së të vëllait.

Republikanët e Kongresit i kanë shtuar hetimet ndaj djalit të Presidentit Biden, Hunter. Ata po analizojnë financat e familjes, veçanërisht pagesat që zoti Hunter Biden ka marrë nga ‘Burisma’, një kompani energjie ukrainase, emri i së cilës doli gjatë procesit të parë për shkarkimin e Presidentit Trump.

Po ashtu, një ditë me parë, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy tha se republikanët po shqyrtojnë mundësinë për nisjen e një hetimi që do të çonte në ngritjen e akuzave për shkarkimin e Presidentit Joe Biden lidhur me pretendimet e paprovuara, për shkelje ligjore lidhur me financat. Sipas tij, Dhomës së Përfaqësuesve i nevojitet informacion rreth asaj që po ndodh me financat e familjes Biden./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit