Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka akuzuar direkt Lulzim Bashës se po sillet si Sali Berisha me vendimin për t’i bërë gjyqin mbrëmjen e sotme për shkak se thirri mbledhjen e Këshillit Kombëtar, dy ditë përpara zgjedhjeve të 29 Korrikut.
“Zhgënjim absolut për kolegët që tjetër gjë kanë thënë dhe tjetër bëjnë. 50 mijë anëtarë u hoqën se nuk mendojnë si Lulzim Basha. Unë kam zbatuar dhe do të zbatoj vetëm statutin e PD-së. Lulzim Basha po përsërit të njëjtën sjellje si Sali Berisha një vit më parë. Njoftimi i mbledhjes së Këshillit Kombëtar është bërë sipas statutit të PD-së” tha ai.
Kryetari i grupit, tha se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Komisionit të Etikës. “Komisioni i Etikës nuk ekzsiton. Llogari sekretari i përgjithshëm i jep vetëm këshillit kombëtar të PD-së, që mblidhet nesër. Dhe unë ftoj cdo koleg që të marrë pjesë” tha ai.
Më tej, Bardhi tha se në listën e grupi i Bashës ka lënë si anëtarë të këshillit kombëtar ka emra që kanë bërë fushatë për Erion Veliajn në 14 Maj. “453 anëtarë është zbritur në rreth 300 anëtarë. Pretendimi që kanë dhënë kolegët është që pjesa që është hequr është se kanë qenë të angazhuar në fushatë për një tjetër formacion politik.
Në fakt në listë ka anëtarë derisa nuk ka një vendim me 2/3 sikur thotë statuti që kanë deklaruar votën dhe kanë bërë fushatë për Erion Veliajn dhe për kolegët vazhdojnë që gëzojnë statusin e anëtarit. Për kolegët e mi nuk e humb cilësinë nëse bën fushatë për Erion Veliajn, por e humb nëse bën për Igli Carën” tha ai.