-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarret në Peshtan, dëgjohen shpërthime municionesh, bllokohet aksi Cakran-Fier

Kryesoret

Zjarri në zonën e Peshtanit ka nxjerr zbuluar municione luftarak që mendohet se i përkasin periudhës së trazirave të vitit ’97 pranë rrugës Fier- Cakran.

Shpërthimi i fishekëve është dëgjuar edhe një ditë më parë. Banorë të zonës deklaruan se në këto ditë kur pylli është përfshirë nga flakët shpesh janë dëgjuar shpërthime të fishekëve, ndërsa arkat me municion kanë dalë edhe në aksin rrugor.

Nuk dihet nëse ka të tjera municione në këtë zonë dhe të kalibrit më të madh, ndërkohë që situata nga zjarret vazhdon të jetë në alert

Ndërkohë situata me zjarret ka bërë që në aksin Cakran-Fier të vendosen postblloqe për të ndaluar kalimin e qytetarëve, pasi rrezikohet zonë e rrezikshme dhe shpërthim të zjarreve. Për pasojë është ndaluar qarkullimi i automjeteve dhe personave të paautorizuar.

Një vatër e cila ka qëndruar aktive përgjatë gjithë natës, është përhapur më tej duke rrezikuar edhe banesat në Kraps, por falë ndërhyrjes së shpejtë të mjeteve zjarrfikëse është neutralizuar.

Në terren duke punuar për shuarjen e flakëve janë 6 mjete zjarrfikëse dhe 80 forca ushtrie. Në ndihmë të tyre ka mbërritur edhe helikopteri “Cougar”, pasi era po favorizon përhapjen e flakëve dhe riaktivizimin e vatrave te zjarrit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit