-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti për sulmet ndaj policëve serbë në veri: Të neveritshme!

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë.

Sipas tij, përpjekjet e dhunshme të Serbisë për të penguar integrimin e serbëve etnikë në institucionet e Kosovës duhet të ndalen tani.

Kurti shton se të gjithë qytetarët e Republikës kanë të drejtë t’i shërbejnë vendit të tyre pa hakmarrje.

“Dënoj kërcënimet e neveritshme ndaj policëve të ri të Policisë së Kosovës, zyrtarë nga komunitetet joshumicë. Përpjekjet e dhunshme të Serbisë për të penguar integrimin e serbëve etnikë në institucionet e Kosovës duhet të ndalen tani. Të gjithë qytetarët e Republikës sonë kanë të drejtë t’i shërbejnë vendit të tyre pa hakmarrje,” ka shkruar Kurti në Twitter.

Zyrtarët nga komunitetet e pakicave kombëtare kanë filluar punën këtë javë në veri të Kosovës.

Veton Elshani, zëvendëskomandant i PK për Rajonin e Veriut ka bërë të ditur se policët e rinj serbë në PK janë nga pjesë të ndryshme të Kosovës, përfshirë edhe komunat veriore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit