Grupi i Lulzim Bashës brenda PD-së nesër do të zhvillojë zgjedhjet e reja brenda partisë që synon rikthimin “de jure” të ish-kryetarit. Por, dje një tjetër grup brenda PD-së, i drejtuar nga sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi i anuloi zgjedhjet.
Vendimet mes tyre edhe për pranimin e dorëheqjeve të Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt, sot dy deputetë i çuan në gjykatën e Tiranës për t’i regjistruar.
“Iu drejtuam gjykatës që të vazhdojë procedurat ligjore sipas vendimeve të këshillit kombëtar. Askush nuk ka të drejtë që të privatizojë partinë për interesa personale. Në dosje janë vendimet që janë marrë dje” tha deputeti Bledion Nallbati.
Por, grupi i Bashës, thotë se zgjedhjet do të zhvillohen dhe se nuk i njeh vendimet që njoftoi Gazment Bardhi mbrëmë për shkak se i kanë hequr vulën prej 18 Korrikut.