Ish-përndjekuri politik, Gjergj Hani, rival i Lulzim Bashës për postin e kreut të PD-së ka votuar paraditen e sotme në selinë e demokratëve të grupit të vulës.
Nuk pranoi që t’u përgjigjej të gjitha pyetjeve të gazetarëve, por u bëri thirrje demokratëve që të dalin dhe të votojnë, edhe pse 2/3 e tyre janë përjashtuar me argumentin se i janë bashkuar Sali Berishës.
“Kjo është një ngjarje e jashtëzakonshme. Ftoj demokratët që të dalin të votojnë për të shprehur vullnetin e tyre që nesër të kenë mundësi të kërkojnë llogari.
Pjesëmarrja është vlerë e demokracisë. Mundësitë nuk i kisha të barabarta. Sot fitojmë të gjithë. Sot fiton Partia Demokratike” tha ai.