-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detajet e reja, Gjergj Mullalli hapi zjarr ndaj policisë, kur u rrethua, qëlloi veten

Kryesoret

Policia e Shtetit ka reaguar pas gjetjes së vetëvarur të Gjergj Mullallit, i cili vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij ditën e djeshme dhe më pas e hodhi në kanalin e ujërave të zeza.

Sipas policisë, ai është gjetur në një banesë të braktisur, ku pasi ka pikasur forcat blu, autori ka hapur zjarr ndaj tyre, por kur e ka parë që është rrethuar, ai ka vrarë veten.

Vrau gruan dhe e hodhi në ujera të zeza, gjendet i vetëvrarë Gjergj Mullalli

“Maliq/Informacion shtesë: Pas kërkimeve të pandërprera dhe kontrollit të territorit me qëllim kapjen e shtetasit Gj. M., i cili një ditë më parë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, shërbimet e Policisë të DVP Korçë dhe Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur lokalizimin në një banesë të braktisur, në fshatin Zëmblak, të këtij shtetasi. Sapo ka konstatuar se ka qenë i rrethuar nga forcat e Policisë 55-vjeçari, ka hapur disa herë zjarr ndaj punonjësve të Policisë. Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të  Policisë për t’u dorëzuar, ky shtetas është vetëvrarë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të kryer veprime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje.”, thuhet në reagimin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit