-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Siguria e plazheve dhe shërbimet, pikat e dobëta të turizmit shqiptar

Kryesoret

Në Shqipëri sezoni turistik është në kulmin e tij dhe prurjet e turistëve sidomos në vijën bregdetare vijojnë të shënojnë rritje.

Ekspertët e ekonomisë thonë se edhe këtë vit cilësia e shërbimeve dhe siguria e plazheve mbeten pikat e dobëta për turizmin shqiptar.

Operatorët turistikë kanë së fundi shqetësim edhe zhvlerësimin e euros, sidomos për kontratat e lidhura me partnerët e tyre vitin e shkuar.

Eksperti i Ekomisë Klodian Muço thotë se ky sektor tani ka një peshë gjithnjë e më të madhe në ekonominë shqiptare dhe tendencat janë që ai të përmirësohet gjithnjë e më tepër.

“Aktualisht impakti i turizmit direkt dhe indirekt në ekonominë shqiptare është 20% e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto. Kjo nënkupton që një nga pesë njësitë e PPB vjen pikërisht nga turizmi. Duke parë shifrat vitin e kaluar dhe këtë vit tendenca është që turizmi të përmirësohet cdo ditë e më tepër.”

Zoti Muço thotë se problematika kryesore është pjesa e shërbimit.

Ne do kemi turizëm dhe vazhdojmë të kemi rritje por problematike është pjesa e shërbimit. Ikja e njerëzve në mënyrë të vazhdueshme bën që të kemi gjithnjë e më pak persona që mund të shërbejnë. Duhet të kemi një shërbim cilësor që të jemi kompetitiv jo vetëm në sasi në turizëm por edhe në cilësi.

Zoti Muço thotë më tej se sektori turistik është i lidhur edhe me sektorë të tjerë. Nevojiten investime për të rritur aftësinë e sipërmarrjeve për të krijuar të ardhura nga turizmi./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit