Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi sot masat e sigurisë për 45 të arrestuarit në kuadër të operacionit anti-drogë “Fijet” të zhvilluar në qershor të këtij viti në Elbasan, Pogradec, Përrenjas, Cërrik, Belsh dhe Librazhd ku u goditën 4 grupe kriminale që shpërndanin drogë në qytete të ndryshme.
35 prej të proceduarve do të vijojnë të qëndrojnë në burg, ndërkohë 7 të tjerë janë në detyrim paraqitjeje dhe 3 të tjerë do të qëndrojnë në “arrest shtëpie”.
Për një periudhë gati tremujore, strukturat hetimore, në drejtimin e drejtuesit te Prokurorisë së Elbasanit, njëkohësisht prokuror i kësaj çështjeje, kanë analizuar me detaje të gjitha informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, jo vetëm për periudhën aktuale, por për një shtrirje kohore prej disa vitesh.