-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja e gjykimit të Fredi Belerit, Ministri i Jashtëm grek bisedë telefonike me Xhaçkën

Kryesoret

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj kryetari të bashkisë së Himarës Fredi Beleri i cili u arrestuar 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit nën akuzën për blerjen e votës.

Lidhur me vendimin ka reaguar dhe Athina zyrtare, ku sipas mediave greke Ministria e Jashtme po monitoron nga afër zhvillimin e çështjes dhe vijon të informojë partnerët ndërkombëtarë dhe evropianë të Greqisë.

Sipas tyre thuhet se Belerit po i shkelet e drejta e gjykimit të drejtë dhe prezumimin e pafajësisë që “Shqipëria, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duhet të respektojë rreptësisht”.

“Në të njëjtën kohë, autoritetet shqiptare vijojnë t’i heqin Belerit të drejtën politike për të bërë betim dhe për të ushtruar detyrat që i ngarkohen nga qytetarët e Himarës. Ministri i Punëve të Jashtme, Giorgos Gerapetritis, i ngriti të gjitha këto çështje me homologun e tij shqiptar në bisedën e tyre të sotme telefonike ”, theksoi pala greke, sipas Protothema.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit