Policia e Durrësit ka vënë në pranga 2 persona pasi merreshin me aktivitet për shshitjen dhe shpërndarjen e drogës.
Të arrestuarit janë 25-vejçari me inicialet H. K. i cili siguronte lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa me qëllim shitjen e tyre në doza, si dhe vinte baste sportive me disa celularë. Ndërsa 38-vjeçari me inicialet R. L pasi shiste në lagje të ndryshme të qytetit, dozat e lëndëve narkotike që siguronte 25-vjeçari.
Policia sekuestroi 1.1 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, doza të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike, mjete për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, 1 automjet, 1 tablet dhe 5 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.