Policia rrugore ka arrestuar një 29-vjeçar pasi është kapur duke drejtuar mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.
29-vjeçari me inicialet A. H. u ndalua për kontroll pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin në mënyrë të parregullt.
Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se ai po e drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjatë shoqërimit në Komisariat ai ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.