Policia për mes një njoftimi ka bërë të ditur se vënë në hetim 14 tifozë pas përleshjeve të regjistruara në “Air Albania” në ndeshjen Tirana dhe Besiktash e cila u luajt në kuadër të raundit të dytë.
11 tifozë turq dhe 3 tifozë të Tiranës janë identifikuar nga policia. Ata përveç përlehjeve dhe dhunës kanë dëmtuar edhe një makinë të parkuar në rrugë.
Forcat e rendit kanë sekuestruar mjetet e forta dhe ato piroteknike, teksa materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasit:
-T. K., 30 vjeç, H. A., 30 vjeç, Y. T., 26 vjeç, F. K., 25 vjeç, V. A., 25 vjeç, T. K., 25 vjeç, A. A., 34 vjeç, O. S., 25 vjeç, A. U., 27 vjeç, S. O., 28 vjeç, të gjithë banues në Turqi;
- C. K., 37 vjeç, banues në Gjermani;
-
I. P., 22 vjeç, si dhe për dy shtetas të mitur 17 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.