Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe municion luftarak.
Gjatë kontrollit fizik të 36-vjeçarit, policia i gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës, për veprime të mëtejshme procedurale.