Njëri nga të dyshuarit për përfshirje në përplasjen me armë në një lokal në Prishtinë mbrëmjen e së premtes mësohet të jetë i kërkuar edhe nga FBI.
I njohur me pseudenimin “Duka”, Dukagjin Nikollaj kërkohet edhe nga FBI-ja për trafikim narkotikësh.
Bazuar në fletëkërkimin e FBI-së, bëhet e ditur se 40-vjeçari ishte i përfshirë në trafikim të marihuanës në periudhën e viteve 2003-2007.
Si pasojë e të shtënave me armë në Prishtinë, ka humbur jetën një person dhe shumë të tjerë janë plagosur. /Telegrafi
Përplasja e armatosur në Prishtinë, ndërron jetë një nga 17 të plagosurit