Një shqiptar humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor që u regjistrua në ishullin grek të Mytilinit.
Mediave greke bëjnë me dije se mjeti me targa shqiptare u përplas me një shtyllë dhe u dëmtua rëndë duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të pasagjerit dhe plagosjen e drejtuesit.
Ende nuk bëhet me dije identiteti i viktimës, teksa shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe.
Policia thotë se në automjet ndodheshin edhe 2 gra të cilat morën plagë të lehta.