Një pushues 60-vjeçar është nisur drejt spitalit në gjendje të rëndë, pasi rrezikohej të mbytej në plazhin e Tales, për shkak të dallgëve nga moti i keq.
Pasi rrezikoi të mbytej, 60-vjeçar është marrë me urgjencë dhe dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rënde për jetën.
Prej ditës së shtunë, zona e Lezhës është përfshirë nga moti i keq, duke bërë që pushuesit dhe turistët të braktisin plazhin, për shkak të detit të trazuar me dallgë të shumta.