Policia e shtetit ka vënë në hetim dy persona pasi kanë vendosur një numër të madh shezlongësh dhe çadrash në plazhet e Durrësit dhe të Sarandës.
Gjithashtu nga ky aksion janë sekuestruar 106 shezlongë dhe 53 çadra që ishin vënë në kundërshtim me ligjin.
Policia ka nisur procedimi penal për 31-vjeçarin administrator të kësaj hapësire.
Ndërkohë në plazhin e Çentralit, në Sarandë, u sekuestruan 70 çadra që ishin vënë pa autorizim dhe ka nisur procedimi penal për administratorin një i ri 24 vjeçar nga Saranda.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”









