-sidi education-spot_img
21.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Vrasja në Vlorë, si nisi sherri me viktimës dhe Rei Metës

Kryesoret

Ditën e djeshme është regjistruar një ngjarje e rëndë në Vlorë ku mbeti i vdekur 55-vjeçari Armando Meshau.

Ai humbi jetën pas një konflikti të momentit me 33-vjeçarin, Rei Meta. Mësohet se viktima dhe 33-vjeçari kanë ndalë nga një qendër noterie dhe më pas janë futur në qendrën e internetit për të printuar disa dokumente.

Dyshohet se 55-vjeçari nuk e kishte dokumentin me vete dhe prandaj ka nisur sherri. Viktima ka folur me tone të larta dhe autori i është kundërpërgjigjur duke i thënë që të mos t’i ngrejë zërin.

Ndërkohë këtë pasdite është publikuar videoja e momentit kur ndodh konflikti mes viktimës dhe Metës.

Në videon e siguruar nga 5pyetjet duket se ata po konfliktojnë me njëri-tjetrin dhe në një moment viktima godet 33-vjeçarin.

Meta i kundër përgjigjet duke e goditur me grushte duke e lënë pa ndjenja.

Ai duket që pa ndenja në karrige ndërsa afrohet një person i tretë dhe kontrollon gjendjen e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit