Ish-kryeministri, Sali Berisha ka dalë ditën e sotme në një prononcim për mediat ku ka folur në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve në Kukës për kryetarin e ri të Bashkisë.
Ditën e sotme presidenti, Bajram Begaj dekretoi datën 24 shtator për mbajtjen e zgjedhjeve për kryebashkiakun e ri.
Në lidhje me këtë datë të përcaktuar Berisha u shpreh se do të diskutohet dhe më pas do të vendoset.
“Do kemi kandidat pro ende se kemi përcaktuar, do diskutohet dhe vendoset”, tha Berisha.
I pyetur a do të votëbesohet pas humbjes së zgjedhjeve vendore të 14 Majit, ish-kryeministri u përgjigj: “Do të ndodhë. Kjo është e pashmangshme. Është ligj absolut.”