-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Beleri: Do të ndaloj grabitjen e pronave të komunitetit grek

Kryesoret

Takimi i djeshëm i Fredi Belerit me deputetin grek Angelos Syrigos, në ambientet e paraburgimit është zbardhur me anë të një postimi në profilin në emër të Belerit.

Në postim thuhet se Beleri i ka parashtruar deputetit grek 3 kërkesa për t’ia transmetuar kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Në shkrim thuhet se Beleri kërkon të marrë menjëherë detyrën si Kryetar i Bashkisë për të ndaluar grabitjen e pronave të komunitetit grek.

Sipas tij, u përgatit një ligj që supozohet se kishte për qëllim zhvillimin e zonës duke tërhequr kapitale të huaja, por se deri më sot as edhe një i huaj nuk ka investuar në zonën tonë dhe të gjithë ata që janë shpallur investitorë strategjikë janë që të gjithë shqiptarë me lidhje me pushtetin.

Më tej në emer të Belerit thuhet se “qëllimi ynë është, gjithashtu, të jetojmë në një shtet demokratik ku nuk ka dallime për përkatësinë etnike të shtetasve të vet dhe të ndalojnë politikat e shantazhimit të popullsisë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit