Një anije me emigrantë tunizianë është fundosur gjatë natës në brigjet e Gabes në Tunizinë juglindore, sipas autoriteteve atje.
Një foshnjë dhe një 20-vjeçare kanë vdekur dhe pesë të tjerë rezultojnë të zhdukur ndërkohë që përpjekjet për të gjetur të mbijetuar të tjerë vazhdojnë.
“U gjetën dy trupa, një i një 20-vjeçari dhe i një foshnjeje,” njoftoi garda kombëtare tuniziane.
Më shumë se 1,800 njerëz, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, kanë vdekur që nga janari nga fundosjet e anijeve në Mesdheun qendror, cilësuar si rruga më vdekjeprurëse e emigrimit në botë.