Ditën e djeshme është regjistruar një aksident i rëndë te rreth-rrotullimi në Prishtinë.
Për shkak të aksidentit makina ra nga lartësia dhe përfundoi në korsi nën mbikalim. Nga aksidenti mbeti i plagosur një 17-vjeçar i cili ditën e sotme ka dhënë frymën e fundit.
Lajmin e ka konfirmuar që drejtori i repartit Intensiv, Shaqir Uka.
“Pacienti që është aksidentuar tek rreth-rrotullimi, te ne ka qenë një 17-vjeçar. Fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’u mbijetoj pasojave të lëndimit dhe i njëjti ka ndërruar jetë rreth orës 22:00”, tha doktor Uka.