-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Humbi prindërit në aksident, 12-vjeçari në gjendje kritike, do t’i nënshtrohet një operacioni

Kryesoret

Një aksident i rëndë është regjistruar të mërkurën në autostradën Selanik-Serres. Mësohet se një kamion ka përplasur një makinë në të cilët ndodheshin 4 pjesëtarë të një familje.

Mediat greke bëjnë me dije se familja është nga Rumania dhe fatkeqësisht dy prindërit të moshës 49 dhe 45 vjeç kanë humbur jetën.

Të plagosur kanë mbetur dy fëmijët të moshës 10 dhe 12 vjeç. 12-vjeçari është në gjendje të rëndë. Ai trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike të spitalit.

 Për të trajtuar plagët e tij, ai do t’i nënshtrohet një operacioni dhe më pas do të shtrohet në Repartin e Kujdesit Intensiv të Fëmijëve në Spitalin e Selanikut.

Vëllai i tij 10-vjeçar ka mbetur i plagosur lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Fëmijët janë të ndërgjegjshëm dhe komunikojnë.

ndërsa vëllai i tij ka dëmtime më të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e aksidentit po hetohen nga policia greke.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit