Arrestohet në Tiranë një person që drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.
Personi me inicialet R. A. sikur duket nga pamjet e publikuara nga policia u ndalua për kontroll pasi është konstatuar duke mosrregulluar shpejtësinë në qendra të banuara, dhe pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, dhe një mjet prerës thikë.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tij dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.