-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti niset drejt Athinës

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tashmë nisur drejt Athinës ku do të marrë pjesë në darkën joformale të organizuar nga homologu i tij grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Kryeministri Kurti ka udhëtuar për në Athinë ku do të marrë pjesë në darkën e ftuar nga kryeministri grek, Mitsotakis me liderët e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në 20 vjetorin e Samitit të Selanikut,” ka thënë zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Kryeziu bëri të ditur se Kurti gjatë qëndrimit atje do të zhvillojë edhe disa takime.

Në darkën joformale do të marrin pjesë edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ai i Malit të Zi Jakov Milatoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacheski, si dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Kristo.

Shqipëria e ftuar në nivel presidenti nuk do të përfaqësohet në këtë takim, për shkak të axhendës së paracaktuar. /Telegrafi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit