-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedi në rrugë, autobusi plot me pasagjerë del nga rruga, 12 viktima, disa të plagosur

Kryesoret

Të paktën 12 persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në Stamboll të Turqisë, pasi një autobus udhëtarësh doli nga rruga. Mësohet se autobusi që udhëtonte nga Sivas për në Stamboll, doli jashtë kontrollit në afërsi të kryqëzimit Mukremin të autostradës Sivas-Yozgat.

Mësohet se gjendja e një prej 19 të plagosurve që u dërguan në një spital është e rëndë, ndërsa të tjerët janë në gjendje stabël. Ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tunç bëri të ditur se ka nisur hetimi për aksidentin automobilistik në Yozgat.

“Ne u përcollëm ngushëllimet tona familjeve të Muhammet Arslanit, djalit të kryetarit të provincës së Bartinit të AK Partisë, Yaşar Arslan, i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në lagjen Devrek të Zonguldak”, ka shkruar ai në Twitter.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit