-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zef Preçi: Mbi vonesat në lëshimin e lejeve për inceneratorin e Tiranës

Kryesoret

Në një nga ditët e ushtrimit të procesit të hetimit parlamentar nga komisioni Tabaku, në fillim të vitit 2022, administratorja e kompanisë zotëruese të inceneratorit të Tiranës deklaroi se “…vonesat e punimeve kanë ardhur për faj të Autoritetit Kontraktor dhe se për këtë arsye kompania nuk kishte marrë penalitete për vonesat”.

Ajo solli si argument vonesën e lejes së ndërtimit nga Këshilli Kombëtar i Territorit, e cila është zbardhur vetëm në nëntor 2020 dhe nuk pranoi të quante si datë zyrtare të fillimit të punimeve periudhën para nëntorit 2020. (https:// www.reporter.al/2022/02/14/milionaleke-shpenzime-per-kompanite-e-zotosdhe-gugalles-nga-inceneratori-i-tiranes/). Në të njëjtin komision, ish-drejtori i Autoritet Kombëtar të Mjedisit deklaroi se “..

Lejet mjedisore të inceneratorit janë refuzuar nga AKM. Inceneratori i Tiranës nuk ka leje mjedisore, sepse nuk është ndërtuar akoma. Leja merret kur subjekti është operativ”. (https://5pyetjet.al/2022/02/16/ ish-kreu-i-mjedisit-rrezon-keshtjellen-e-psse-inceneratori-i-tiranes-ska-leje/)

Ndërkaq, duke referuar burime të rezervuara nga Ministria e Financave dhe raportimet zyrtare të auditimit të KLSH në lidhje mbi problemin e njohur të mbipagesës prej 29 uro/ton që Bashkia e Tiranës bën për një proces të kushtueshëm, por që nuk kryhet – incenerimin e mbetjeve urbane – “Monitor.al” bënte me dije pak jave më parë se “… projekti i inceneratorit të Tiranës ka rezultuar që në fillim i papërballueshëm për buxhetin e shtetit, ndërsa Bashkisë së Tiranës nga viti 2018 i janë dyfishuar kostot e pastrimit të qytetit, pikërisht për shkak të pagesave që ajo duhet t’u bënte inceneratorëve. Kjo bashki ka paguar në periudhën 2018-2020 rreth 3.2 miliardë lekë (26.5 milionë euro) shtesë, krahas kostos së pastrimit prej 3.9 miliardë lekësh.

Ndërsa prej vitit 2018 deri aktualisht, Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Industrisë dhe Energjisë janë duke paguar tarifën prej 29 euro/ton mbetje urbane për incenerimin e mbetjeve për një shërbim ende të pakryer, duke qenë se inceneratori ende nuk është përfunduar si objekt industrial për djegien e mbetjeve urbane.

Deri më tani, qeveria nuk ka marrë hetime administrative ndaj kompanive, madje ministritë e linjës hezitojnë të raportojnë edhe të dhënat periodike mbi kontratat dhe stacionet e punimeve siç i detyron ligji”. D.m.th. për interesa ende të pazbardhura nga hetimi i SPAK, institucionet publike po refuzojnë edhe të ndajnë me publikun, taksapaguesit edhe informimin mbi pagesat për trajtimin e mbetjeve ne Sharre. https: //www.monitor.al/inceneratori-i-tiranes-fitoi-zyrtarisht-24-milioneeuro-norma-e-fitimit-ishte-30-35-ne-vit/).

Ndërsa Raporti i mëparshëm paraprak i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nëpërmjet Drejtorisë se Koncesioneve për vitin 2019, theksonte se: “Lidhur me treguesit e performancës për këtë kontratë, janë raportuar: – Ndërtimi i Inceneratorit. Lidhur me këtë tregues raportohet mbi mosrealizimin e tij për shkak të lejes së ndërtimit, e cila ende nuk është marrë, ndërkohë që dokumentacioni është dorëzuar” (fq 30).

E njëjta ministri ne raportin e saj të vitit 2021 thekson se: “Nderkohe, risku i lejeve dhe licencave, risku i forces madhore, risku i rinegocimit dhe risku i ndërprerjes se kontratës janë ndare mes te dyja paleve. Lidhur me zgjatjen e afateve te ndërtimit qe përfshihet si element i riskut te ndërtimit, raportohet se kjo zgjatje afati është shkaktuar si rrjedhoje e vonesave ne dhënien e lejeve”.

(fq. 24-25) / (https://financa.gov.al/ëp-content/uploads/2022/11/Raporti-Vjetor-i-Permbledhur-2021.pdf). D.m.th., risku është ndarë, qeveria ka marrë përsipër edhe riskun që lidhet me veprimet/mosveprimet e agjencisë në vartësi të saj dhe justifikonte kështu vonesën, dmth vazhdimin e pagesave nga Bashkia e Tiranës dhe buxheti i shtetit edhe për një shërbim publik që nuk merret as sot e kësaj dite – incenerimin e mbetjeve urbane.

Nisur nga burimet e mësipërme zyrtare, natyrshëm lindin pyetjet:

1) Nëse në kontratën e koncesionit janë përcaktuar parashikime eksplicite për pajisjen me licencat përkatëse të kompanisë koncesionare nga Autoriteti Kontraktor dhe Bashkia e Tiranës, (dmth lëshimi i këtyre lejeve do të kushtëzonte kohën e fillimit dhe për rrjedhojë edhe të gjithë “cash flow” të kompanisë) veçanërisht kryerjen e investimit për ndërtimin e inceneratorit (teorikisht në fondet e veta ose me kredi bankare), a mban njeri përgjegjësi për vonesat në lëshimin e këtyre lejeve?

Siç dihet, Njësia e Zbatimit të Projektit për zbatimin e kontratës dhe Bashkia e Tiranës (për koordinimin e këtij zbatimi) kanë pasur një rol kyç për garantimin e përmbushjes së kontratës së koncesionit në fjalë.

2) A është vonuar lëshimi i lejeve me qëllim dhe për të shërbyer interesa korruptive të kompanisë dhe të politikanëve që qëndrojnë mbas saj?

Personalisht jam dyshues dhe besoj se kështu ka ndodhur, por përfitoj nga rasti të paralajmëroj SPAK-un dhe Avokaturën e Shtetit se kjo vonesë mund të jetë edhe “argumenti” i vetëm ligjor kontraktual kryesor për mosndërtimin sipas grafikut të inceneratorit të Tiranës duke ngritur kështu pikëpyetje të mëdha mbi integritetin dhe përgjegjësitë e qeverisë dhe të agjencive shtetërore përgjegjëse në vartësi të saj.

Prandaj mendoj se rrethi i hetimeve duhet të zgjerohet më tej edhe me palë te tjera të përfshira nga agjencitë shtetërore, të cilat me veprimet apo me mosveprimet e veta kanë cenuar rëndë financat e shtetit dhe interesin publik duke ushqyer kështu korrupsionin dhe abuzivizmin me detyrat shtetërore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit