-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë ndodhi? Pep Guardiola i nënshtrohet me emergjencë një operacioni kirurgjikal

Kryesoret

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola ditën e sotme i është nënshtruar një operacioni.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i tij i cili ka saktësuar se bëhet fjalë për një operim të lehtë pas problemeve që i kishte me shpinën.

Mësohet se Guardiola kohët e fundit kishte shprehur shqetësim për shkak të dhimbjes së shpinës dhe udhëtoi drejt Barcelonës për t’u operuar.

“Operimi shkoi me sukses dhe Pep do të shërohet dhe të rehabilitohet në Barcelonë. Në mungesë të tij, asistent-trajneri Juanma Lillo do t’i vëzhgojë trajnerët e ekipit të parë në stërvitje dhe do ta marrë në dorë ekipin derisa të rikthehet Pep.

Ai pritet të rikthehet pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve. Të gjithë në Manchester City i urojnë Guardiolës shërim të shpejt dhe mezi presim ta shohim atë në Manchester sa më shpejt”, njofton klubi anglez.

Guardiola është një nga trajnerët që ka shkruar histori tek të gjitha klubet që ka drejtuar edhe tek ekipi ku ndodhet momentalisht me City-n ka fituar tre trofe, Champions League Premier League dhe FA Cup.

Ata së fundmi fituan edhe Superkupën e Evropës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit