-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Uji dhe dritat! BIRN: Shëndetësia bëri një vesh shurdh për ankesat e spitaleve

Kryesoret

Më 24 gusht 2018, Spitali Rajonal i Durrësit i shkroi Ministrisë së Shëndetësisë dhe kërkoi ndihmën e saj për “zgjidhjen e problematikës” me koncesionarin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

Shërbimi i koncesionarit në Durrës kishte filluar në mars 2018, por drejtuesit e spitalit nuk kishin pasur asnjë informacion lidhur me mënyrën e funksionimit të kësaj kontrate. Pas mbërritjes së kontratës dhe anekseve të saj me email në korrik, Spitali Rajonal i Durrësit kishte vërejtur se instrumentet e përdorura në mikrokirurgji nuk ishin pjesë e kësaj kontrate.

“Duke qenë se kompania në fjalë ka marrë të gjitha ambientet e përdorura më parë për proceset e sterilizimit dhe duke kërkuar heqjen e instrumenteve të përdorura në mikrokirurgji, në këtë repart ka vazhduar aktiviteti duke përdorur setet e mësipërme,” thuhet në shkresën e cituar në vendimin e gjykatës.

Spitali Rajonal i Durrësit informonte më tej se kishte vendosur që ta kryente vetë sterilizimin për pajisjet e mikrokirurgjisë, por druhej se ky veprim mund të sillte kontradikta me koncesionarin, ndaj kërkonte “ndërhyrjen e Autoritetit për zgjidhjen e problematikës”.

Spitali Rajonal i Durrësit nuk ishte i vetmi që pati probleme me zbatimin e kontratës koncesionare që u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 76 milionë euro deri në fund të vitit 2022.

Të dhënat e siguruara nga vendimi i Gjykatës së Posaçme për kontratën PPP të sterilizimit tregojnë se mosllogaritja e saktë e numrit të ndërhyrjeve kirurgjikale nga komisioni i dhënies së koncesionit ka sjellë tejkalimin e tavaneve buxhetore në favor të kompanisë koncesionare Sani Service, duke e vënë të gjithë sistemin shëndetësor nën presion. (lexo KETU lajmin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit