-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj: Shqipëria do të hapë ambasadë në Kiev

Kryesoret

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës.

Në mesazh, Begaj i përcjell Zelensky-t urimet e tij për ditën e pavarësisë teksa thotë se me rastin e 30-vjetori të vendosjeve të marrëdhënieve Shqipëri-Ukrainë, vendi ynë vlerëson të ngrejë nivelin e pranisë diplomatike në Kiev.

Begaj edhe njëherë përsërit qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë në lidhje me mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës si shtet.

“I nderuar Zoti President!

Kremtimi i Ditës së Pavarësisë së Ukrainës më jep mundësinë dhe kënaqësinë që edhe në emër të popullit shqiptar t’ju përcjell juve dhe popullit mik të Ukrainës urimet më të mira e të përzemërta.

Më lejoni që me këtë rast të shpreh kënaqësinë për marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve tona, të cilat këtë vit kremtojnë 30-vjetorin e tyre, por edhe të vlerësoj lidhjen e sinqertë midis dy popujve tanë, falë edhe diasporës së hershme shqiptare në Ukrainë. Në këtë 30-vjetor, si shenjë e dëshirës dhe e vullnetit tonë për të qenë sa më pranë Ukrainës dhe për të intensifikuar më tej bashkëpunimin, Shqipëria ka vendosur ta ngrejë nivelin e pranisë së saj diplomatike në Kiev.

Përfitoj nga rasti të ritheksoj qëndrimin e qartë dhe të palëkundur të Shqipërisë në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe të pavarësisë së Ukrainës. Ju siguroj se Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë në Këshillin e Sigurimit dhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por edhe me mbështetje diplomatike e ushtarake, pasi ndajmë vlera dhe interesa të përbashkëta euroatlantike.

Me urimet më të mira në këtë ditë të shënuar për vendin Tuaj, Ju lutem pranoni Zoti President, shprehjen e respektit dhe të konsideratës sime më të lartë,” thuhet në mesazhin e Begajt drejtuar Zelensky-t.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit