-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mos u tregoni… digjni”, si zjarret në Greqi po nxisin ndjenjat kundër emigrantëve

Kryesoret

Pasi Greqia është goditur nga valë të shumta zjarresh këtë javë, pretendimet e pabaza se azilkërkuesit qëndrojnë prapa tyre nxitën urrejtjen kundër emigrantëve në internet.

Spekulimet u shtuan pasi një grup prej 13 burrash pakistanezë dhe sirianë u akuzuan nga vendasit se u kapën në flagrancë duke u përpjekur ta ndiznin një zjarr jashtë qytetit Alexandroupoli, në rajonin Evros, në kufi me Turqinë.

Njëri nga vendasit e publikoi më 22 gusht një video të drejtpërdrejtë në Facebook, ku shiheshin emigrantë të grumbulluar në një rimorkio, teksa vendasi mburrej se i kishte kapur personat që po përpiqeshin të “na digjnin”.

“Mos u tregoni… digjni”, komentoi një përdorues tjetër në transmetimin e drejtpërdrejtë.

Burri që e bëri videon u arrestua së bashku me dy bashkëpunëtorë të dyshuar, ndërsa autoritetet këmbëngulën se sjelljet e tilla nga qytetarët nuk do të tolerohen.

Tre të arrestuarit janë akuzuar për nxitje të dhunës raciste. Emigrantët u akuzuan për hyrje të paligjshme dhe tentativë për zjarrvënie.

Por, një burim qeveritar i tha të përditshmes Kathimerini se provat kundër tyre lënë të kuptohet se ata po ndiznin një zjarr kampingu.

Aktivistë të të drejtave të njeriut i kanë kritikuar edhe disa mediume për dezinformim. Një portal lajmesh në Evros raportoi më 22 gusht se 20 emigrantë ishin arrestuar jashtë Aleksandoupolit pasi shkëmbyen të shtëna me armë zjarri me policinë.

Autoritetet më vonë e mohuan këtë raportim.

Shkrimi i plotë i REL 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit