Ditën e sotme është dërguar pa shenja jete në spitalin e Bulqizës një 45-vjeçar.
Sipas policisë mësohet se 45-vjeçari është dërguar pa shenja jete nga familjarët.
Dyshimet se ai ka pësuar një atak kardiak.
Njoftimi i policisë
“Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi është dërguar në spital nga familjarët, pa shenja jete shtetasi 45 vjeç, banues në Ostren. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkaku i vdekjes së 45-vjeçarit, ka ardhur si pasojë e atakut kardiak”, thuhet në njoftimin e policisë.