Gjykata e Kukësit caktoi masën e sigurisë, burg pa afat për 5 sirianë dhe 1 algjerian, të cilët u arrestuan tre muaj më parë në kufirin me Kosovën, pasi qëlluan me armë drejt efektivëve shqiptarë.
Sipas prokurorisë, të arrestuarit, 5 sirianë dhe 1 algjerian akuzohen për vrasje të punonjësve të policisë e mbetur në tentativë, prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve e municioneve dhe kalim të paligjshëm të kufirit.
Arrestimi i tyre u bë më datën 26 maj 2023, gjatë tentativës së tyre për kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku trafikantë klandestinësh nga vendet e lindjes së mesme qëlluan në drejtim të oficerëve shqiptarë.
Në aksionin e përbashkët të dy vendeve pati shkëmbime zjarri e për pasojë një polic mbeti i plagosur në këmbë.