Pasditen e sotme një 22-vjeçar ka humbur jetën të dielën në Gjakovë si pasojë e një aksidenti mes një automjeti dhe motorit me të cilin udhëtonte ai.
22-vjeçari mësohet se ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërkohë drejtuesi i automjetit është dërguar në komisariat.
“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në rrugën ‘Gjergj Sokoli’- Gjakovë. Policia ka dalë në vendngjarje ku të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet dhe një motoçikletë.
Për pasojë ngasësi i motoçikletës (mashkull i lindur në vitin 2001) për shkak të lëndimeve është dërguar në Spitalin rajonal në Gjakovë ku edhe ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit një person është ndalur në mbajtje. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor,” njofton policia.