-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Babai vdiq nga zemra, vajzat pa martuar”! Fqinji: Amanda donte alkool, çdo ditë borxhe

Kryesoret

Pas vrasjes së 37-vjeçares Amanda Pushani nga motra e saj, grupi hetimor ka marrë në pyetje edhe në nënën e vajzave. E moshuara në dëshminë e saj ka dhënë të njëjtin version si e arrestuara Marsela Pushani. Sipas saj, viktima Amanda Pushani prej vitesh ishte e alkoolizuar dhe shpesh ushtronte dhunë ndaj nënës dhe motrës së saj për t’i marrë para për alkool.

Pronari i dyqanit, në lagjen ku jetonin dy motrat, tha se 37-vjeçarja i kërkonte alkool dhe kur nuk i dha ajo nuk i foli më. “Ne na lajmëroi një komshi për atë që kishte ndodhur, ka kaluar kohë që kur ajo vinte me kërkonte që t’i jepja alkool.

Po që kur i thash asaj se nuk i jap më pije, as motra e saj nuk më foli më. Babain e tyre e njihja ishte një burrë zotëri nuk konsumonte alkool, ishte shumë normal. Mesa di unë ka vdekur nga problemet e zemrës.

Ato jetojnë këtu që kur është ndërtuar ky pallati, nuk kanë vëlla, janë të pa martuara. Ajo merrte borxh me ditë. Nuk e di nëse punonte mbaj mend që dilte në mëngjes për punë para disa kohësh”, tha fqinji në emisionin “Me zemër të Hapur”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit