-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dështon seanca e thirrur nga opozita për tekste shkollore, Vetëvendosje nuk merr pjesë

Kryesoret

Një numër i vogël deputetësh janë paraqitur sot në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita në Parlamentin e Kosovës.

Nga kjo seancë priteshin diskutime lidhur mbi furnizimin me tekste shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe të mesëm të ulët.

Seanca ishte planifikuar të nis në ora 12:00 kryetari i Kuvendit, Konjufca tha se po presin që të vijnë edhe deputetë tjerë në mënyrë që të jetë shumica, por pas disa minutave ai deklaroi se seanca nuk mund të mbahet pasi kjo shumicë mungonte.

Megjithatë, Konjufca i lejoi krerët e grupeve parlamentare që të flasin shkurtimisht

Në sallë ishin disa nga deputetët e PDK dhe LDK, ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ishte asnjë deputet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit