-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Luftë” për trashëgiminë, çfarë la pas Prigozhin?

Kryesoret

Kanali rus i lajmeve në internet “Mozhem Obyasnit” raportoi se ka filluar rishpërndarja e aseteve nga perandoria e Prigozhin-it, e cila përfshinte dhjetëra kompani dhe të ardhura vjetore deri në qindra miliarda rubla.

Prigozhin njihet më së shumti për kontratat e kateringut që siguroi me Kremlinin, gjë që i dha pseudonimin “kuzhinieri i Putinit”. Sipërmarrjet e tij të biznesit përfshinin gjithashtu “fabrikën e trolleve” e cila punëson njerëz për të përhapur dezinformata, një muze çokollate në Shën Petersburg, një kompani ndërtimi pronash dhe Megaline, një kompani që mbikëqyr ndërtimin e kampeve ushtarake.

“Mozhem Obyasnit” identifikoi tetë nga kompanitë më fitimprurëse të Prigozhin-Lakhta Plaza, Lakhta Park, Megaline, Main Line, Pishchevik, Food Plant, RIA FAN dhe Nevskie Novosti, dhe zbuloi se kishte patur ndryshime strukturore në disa prej tyre edhe para vdekjes së tij. Ditë përpara se të vdiste Prigozhin, u bënë ndryshime në kompaninë e zhvillimit Lakhta Plaza, e cila ndërton qendra biznesi, hotele dhe ndërtesa banimi në Shën Petersburg dhe kontrollohet nga djali i tij, Pavel Prigozhin.

Drejtorët e rinj të përgjithshëm u emëruan për kompaninë dhe të tjerët në pronësi të djalit të Prigozhin më 26 qershor, ditë pas rebelimit të dështuar të shefit të Wagner. U zbulua gjithashtu se nëna e Prigozhin, Violetta, fshehu informacione për veten në regjistrat shtetërorë.

Ajo ishte themeluese e fondacionit Colors of Life, i cili organizonte ekspozita arti. E veja e Prigozhin, Lyubov, thuhet se u hoq si pronare e dy prej kompanive më të mëdha të Prigozhin dhe u zëvendësua nga Dmitry Koshara, një partner prej kohësh i “kuzhinierit të Putinit”. Sipas “Mozhem Obyasnit”, marrëdhëniet midis Lyubov dhe burrit të saj ishin përkeqësuar dhe asaj i ishin hequr aksionet në një numër kompanish në perandorinë e Prigozhin. Ajo nuk u pa në funeralin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit