-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dokumenti/ Herën e parë e shpëtoi Kondili, kur do ta thërrasë SPAK-u Beqajn?

Kryesoret

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja pritet që brenda muajit shtator të merret sërish në pyetje për dosjen e “Sterilizimit”. Prokurori i dosjes Edvin Kondili u detyrua që të rihetonte rolin e ish-ministrit pas vendimit të gjyqtarit Erion Bani.

Në dosjen me provat që çoi në muajin qershor për masa sigurie në gjykatë, ky prokuror, që ishte në fund të vitit të kaluar edhe kandidat për të drejtuar SPAK-un nuk kishte hetuar si duhet rolin e Ilir Beqjas. Këtë konstatim e bëri Gjykata e Posaçme.

Në dokumentin që shikoni më poshtë, Erion Bani evidenton faktin se pavarësisht provave që kishte në dorë, prokurori nuk e kishte hetuar si duhet duke e shmangur rolin e Beqjas, i cili sipas gjyqtarit e kishte planifikuar dy vite përpara se ta firmoste se kujt do ia jepte koncesionin e sterilizimit.

Prova janë udhëtimet me fituesit e koncesionit, por edhe fakti që nuk vuri në punë qendrën e sterilizimit në QSUT duke injoruar konstatimin dhe thirrjen e ish-drejtoreshës së QSUT-së. Por përse e shpëtoi prokurori ish-ministrin? Pikëpyetjet janë të shumta.

Kjo njollos jo vetëm prokurorin në fjalë, por shton dyshimet mbi punën e këtij organi. Megjithatë falë gjyqtarit Erion Bani Prokuroria e Posaçme ka në dorë një mundësi të dytë për të dhënë drejtësi për zyrtarët që firmosën koncesionin e sterilizimit me Ilir Beqajn në krye të skemës. Qytetarët po presin drejtësinë…

Gjykata i jep urdhër SPAK-ut: Hetoni pasurinë e Ilir Beqajt

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit