-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ëndërronte të bëhej futbollist, por u shua! Kush është 16-vjeçari që vdiq tragjikisht

Kryesoret

E trishtë. Një aksident i rëndë i ka marrë jetën tragjikisht një 16-vjeçari shqiptar në Itali. Viktima, i identifikuar si Gabriel Alibeaj kishte dalë me shokët mbrëmjen e së martës (6 shtator), por gjithçka u kthye në një tragjedi.

Mediat italiane bëjnë me dije se, ai kishte qenë bashkë me dy shokë në Villafranca di Verona. Ajo që duhet të ishte një mbrëmje me miq si çdo tjetër, fatkeqësisht u shndërrua në tragjedi, pikërisht në momentin e kthimit për në shtëpi.

Teksa po ktheheshin me një triçikël, Gabrieli dhe shoku i tij Xhibrili u aksidentuan. Ata u dërguan menjëherë në spital me helikopter ku u shtruan në gjendje të rëndë. Dje kishte shpresa të forta se do të zgjohej.

Ishte i ati i Gabrielit që përmes faqes së tij në Facebook u kërkoi miqve dhe të njohurve një lutje që djali i tij të zgjohej. “Ju falënderoj të gjithëve për lutjet tuaja, tani lutemi për shpirtin e tij. Gabriel nuk ia doli.

Luftoi si luan, i mbështetur nga familja dhe lutjet e miqve, por nuk u zgjua. Në dhimbjen më të thellë la të atin, Altinin, nënën Imeldën dhe motrën e vogël Chiara, të cilat e donin shumë” shkruan ai.

EMRI/ U aksidentua rëndë në Itali, humb jetën në spital 16-vjeçari shqiptar

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit