-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I mbërthyer deri “në fyt” me armë, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan, e pëson edhe shoku

Kryesoret

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 37-vjeçar pasi gjatë kontrolleve të zhvilluara në automjetin e tij u zbuluan të fshehura një armë zjarri kallashnikov dhe municione luftarake.

Gjithashtu në lidhje me këtë rast është arrestuar edhe pasagjeri i cili ndodhej në makinë për moskallëzim krimi.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit dhe municionet. Ngjarja u regjistrua në lagjen “Valas”, Cërrik.

Të arrestuarit janë 37-vjeçari Afrim Zhuka për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe 32-vjeçari Armand Kurti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit