Luhatje në tregun e këmbimit valutor. Euro e ka mbyllur javën në rënie.
Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, valuta europiane po këmbehet mesatarisht me 107.32 lekë duke humbur 0.33 pikë në 24 orët e fundit.
Në shitje euro po këmbehet me 107.87 lekë, ndërsa po blihet për 106.79 lekë. Bashkë me euron në rënie e kanë mbyllur javën edhe valutat e tjera kryesore në vend si dollari apo paundi.
Dollari ka prekur nivelin e 100.31 lekëve (-0.23) dhe 125.18 Lekëve (-0.18). Gjithashtu edhe franga ka pësuar rënie.