Nuk ka liri për Fredi Belerin, qoftë edhe për disa orë. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i refuzoi kërkesën e dytë për leje të posaçme. Ai kërkoi 4 orë leje për të dalë nga qelia për t’u betuar në krye të bashkisë Himarë.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, leja jepet për sëmundje, për ceremoni mortore ose provime për të ndjekur studimet, dhe Beleri nuk plotëson asnjë nga këto 3 kushte.
Ndërkohë që në Gjykatën e Lartë ka bërë dy kërkesa për të shpallur të paligjshme përgjimet kundër tij që e futën në burg dhe lirinë nga qelia.