Pasditen e sotme është regjistruar një aksident ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona.
Mësohet se aksidenti është regjistruar rreth orës 18: 25 në autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosovë.
“Policia rreth orës 18:25 është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë km i 27. Njësia policore nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Krasniqi.









